Protestë kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve në Shkup

Maqedonia

Protestë kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve në Shkup

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:25
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Në sheshin “Skënderbe” në Shkup ka filluar protesta e paralajmëruar dhe e organizuar nga Këshilli i familjarëve të të burgosurve shqiptarë në Maqedoni.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime si: “Kur ligji është i padrejtë vet shteti është burg”, “Drejtësia është paqe”, “Protestoj për të shëruar plagë dhe për të tharë lot”, “Duam rigjykim të rastit Alfa”, etj.

Pas përfundimi të fjalimeve protestuesit kanë vazhduar protestën përpara Gjykatës Penale.

“Protesta mbahet në shenjë revolte revolte për të gjithë proceset e fabrikuara që nga viti 2001 deri në ndërrim të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare. Protestojmë kundër aktgjykimeve të fabrikuara në bazë të dëshmitarëve të fshehur- shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve – dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë. Kërkojmë rigjykim për rastin ’Alfa’, ‘Lagja e trimave’ dhe shume raste të tjera. Moto e protestës: E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Image

Fillon protesta kundër rasteve të montuara

Para pak çastesh ka filluar protesta në shenjë revolte kundër të gjithë proceseve të montuara politike, ndaj shqiptarëve.

Sipas Organizatorëve këto procese kanë qenë të montuara që nga viti 2001. Protesta po mbahet në Shkup në “Sheshin Gjergj Kastriot Skenderbeu”.

Sipas organizatorëve të njëjtit kërkojnë rigjykim për rastin ,, Alfa”,, Lagja e Trimave”dhe shumë raste të tjera.

Moto e protestës: E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat