Aleati i VMRO-së kërkon heqjen e shqiponjës në Çair

Maqedonia

Aleati i VMRO-së kërkon heqjen e shqiponjës në Çair

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 12:00
Shqiponja ne Çair

Vanco Shehtanski lideri i partisë TMRO, aleate me VMRO-DPMNE ka kërkuar që kryetari i Qytetit të Shkupit të heq shqiponjën dykrenore në Çair. Ai tha se pret që Shilegov të veprojë edhe kundër këtij simboli, pasi që kishte vendim në shkurt të 2016 që të hiqet ajo.

“Petre Shilegov, duke pasur parasysh faktin se ish-kryetari i SHkupit, Koce Trajanovski nuk deshti të veprojë sipas vendimit tim të shkurtit të 2016, që e kisha sjellë si drejtor i Inspektoratit Shtetëror për pushtet lokal. Vendimi im ishte për rrënimin e simbolit të shqiponjës. Vepro tani ti nga pozicioni i kryetarit të Qytetit, ashtu sikur Andon Qose që u hoq”, ka shkruar Shehtanski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat