Dallçevë, dukshmëri e zvogëluar prej 50 deri në 60 metra

Maqedonia

Dallçevë, dukshmëri e zvogëluar prej 50 deri në 60 metra

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Pamje nga rruga Dallçeva

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 60 metra ka në aksin rrugor Dellçevë-vendkalimi kufitar Dellçevë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të lagështa.
 
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion. Në grykat është e mundur paraqitja e rrëshqitjes së tokës, posaçërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë- Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
 
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat