Në pritje të takimit Merkel-Tsipras, çfarë mund të ndryshojë rreth çështjes së emrit të Maqedonisë?

Maqedonia

Në pritje të takimit Merkel-Tsipras, çfarë mund të ndryshojë rreth çështjes së emrit të Maqedonisë?

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:00
Angela Merkel dhe Alexis Tsipras

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Kryministri grek, Alexis Tsipras, do të bisedojnë reth çështjes së emrit në mes të Shkupit dhe Athinës.

Kontesti i emrit të Maqedonisë do të jetë tema kryesore e të dy kryeministrave, që do të mbahet sot ne Brusel në kuadër të takimit joformal të 27 shteteve anëtare të BE-së, bën të ditur e përditshmja greke “Zungla”.

Nga kabineti i kryeminitrit grek, Tsipras, bëjnë të ditur se çështja e emrit ka qenë tema kryesore e bisedës telefonike mes Merkel dhe Tsipras, që ndodhi një ditë përpara vizitës se kryesministrit Zaev në Berlin dhe takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Tv SKY raportoi se Tsipras ia ka potencuar kancelaras gjermane Merkel nevojën për zgjidhje përfundimtare të çështjes së emrit, me ndryshimin e emrit kushtetues të vendit fqinj.

Sipas Sky, Kryeminitri grek dhe Kancelarja gjermane Merkel janë dakorduar për takimin e sotëm në Bruksel, në kuadër te takimit joformal të liderëve të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat