Angjushev: Qeveria e re dallon tërësisht nga e kaluara në planin ekonomik

Maqedonia

Angjushev: Qeveria e re dallon tërësisht nga e kaluara në planin ekonomik

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:30
Koço Angjushev

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ka qenë i ftuar në një emision në TV Telma ku ka folur për planin ekonomik të qeverisë së re, si dhe promovimin e Maqedonisë në vendet e jashtme për të tërhequr investime.

I pyetur se çfarë e dallon qeverinë aktuale nga ajo e kaluara, Angjushev tha se në planin ekonomik gjithçka është ndryshe.

“Shumë punë janë të ndryshme nga qeveria e kaluar. E para është se gjitha masat për tërheqjen e investitorëve kanë ndihmuar shumë kompani në vend. Dhe për këtë gjitha procedurat dhe marrëveshjet kanë qenë transparente”, tha Angjushev, duke shtuar se do të ndihmojnë kompanitë vendore të cilat do t’u japin punëtorëve paga minimale prej 12 mijë denarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat