Zaev: Ohrit i duhet zhvillim, por edhe mbrojtje

Maqedonia

Zaev: Ohrit i duhet zhvillim, por edhe mbrojtje

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:57
Zoran Zaev

Ohri është i yni, por edhe pasuri kulturore botërore, i cili është në mbrojtje të UNESKO-s. Qytetit i duhet zhvillim ekonomik, për në asnjë rast as për çmim ta humbasë këtë status. Për këtë shkak janë ndalur të gjitha ndërtimet e paralajmëruara të detyruara, ndërsa gjithçka që në të ardhmen do të bëhet do të jetë në konsultim me UNESKO-n dhe në bazë të rekomandimeve të tij, porositi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.

"Paralajmërimi për ndërtime në Ohër është ndërprerë. Ohri duhet të zhvillohet dhe të shkojë përpara, por edhe përmes projekti të detyruar si ata nga India, Dubai, për hotele grandioze, për pushtimin e natyrës, traditën dhe kulturën. Ohrit i duhet zhvillim, por para së gjithash zhvillimi në Ohër do të dimensionohet përmes prolongimit dhe ekspeditës së sezonit turistik", tha kryeministri i Maqedonisë.

Informoi se është miratuar plan veprues për vendosjen sipas rekomandimeve të UNESKO-s të cilat tashmë po realizohen si plan veprues më 13 shkurt Qeveria e ka miratuar Raportin për progresin në zbatimin rekomandimeve të cilat tashmë është dorëzuar në UNESKO. Raporti i ardhshëm për progresin do të dërgohet më 1 dhjetor të këtij viti, ndërsa deri atëherë do të punohet në përmbushjen e rekomandimeve.

Gjendjen që e kemi hasur, tha ka qenë alarmante sepse Misioni i vëzhgimit të UNESKO-s që e ka vizituar rajonin në prill dhe maj të vitit 2017 qartë e ka bërë të ditur se punët e kryera dhe projektet e planifikuara të pushtetit paraprak paraqesin shkelje të ashpër  të të gjitha standardeve të UNESKO-s dhe të gjithë së bashku janë rrezik për mjedisin e jetesës dhe trashëgiminë kulturore në Ohër dhe kërcënim për humbjen e statusit të trashëgimisë botërore.

Shtoi se ndërtimi i këtyre akseve rrugore do të jetë e mundshme vetëm sepse do të përpunohen studime për mbrojtje e mjedisit të jetesës, për pasurinë kulturore dhe për pasurinë natyrore dhe se ata do të munden të bëhen në bazë të kritereve të UNESKO-s.

Lidhur me Korridorin 8 dhe linjën hekurudhore Kërçovë - Lin, informoi se sapo të konfirmohen mbrojtjet e UNESKO-s do të mund të vazhdojnë aktivitetet e ardhshme projektuese të lidhura me këtë linjë hekurudhore.

Shtoi se të gjitha aktivitetet në të ardhmen do të jenë në konsultime të plota me sektorin civil dhe pushtetit vendor në këtë rajon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat