Shihni se si ‘rrëzohet’ Aleksandri i Madh në Maqedoni

Maqedonia

Shihni se si ‘rrëzohet’ Aleksandri i Madh në Maqedoni

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Tim Judah, korrespondenti i revistës The Economist për Ballkanin, ka postuar në Twitter-in personal foto që tregojnë punëtorë maqedonas që hedhin tabelat me emrin ‘Aleksandri i Madh’ që mbante autostrada që lidh dy vendet e Ballkanit, ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë dhe Greqinë.

Judah thotë se ‘Aleksandri i Madh’ do të zëvendësohet nga emri i i ri ‘Miqësia’.

Shkupi e bën këtë lëvizje si pjesë e lëshimeve që po i bën Athinës me qëllim që të marrë fund pengesa e kahershme për njohjen e emrit ‘Maqedonia’ për ish-republikën e Titos, gjë që nuk ka lejuar integrimin europian të saj.

Me emër të ri pritet të pagëzohet dhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, i cili gjithashtu quhet ‘Aleksandri i Madh’.

Greqia nuk e pranon emrin ‘Maqedonia’ për ish-republikën jugosllave, me pretendimin se, me një emër të tillë, njihet një provincë greke, dhe kjo të thotë pretendime territoriale të fqinjit të saj më të vogël.

Debate ka patur edhe për identitetin e Aleksandrit të Madh, origjina e të cilit pretendohet nga grekët dhe maqedonasit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat