BESA kërkon zbardhjen e rastit “ALFA”

Maqedonia

BESA kërkon zbardhjen e rastit “ALFA”

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:38
Lubomir Jovevski

Lëvizja BESA kërkon nga prokurori aktual, Lubomir Jovevski që të mos ndjekë rrugën e paraardhësit të tij por të veprojë për zbardhjen e rasteve të montuara, mes të cilave theks të veçantë në rastin “Alfa” i cili së fundmi është ri aktualizuar në opinion me publikimin e video incizimit të kamerave në oborrin e fakultetit të shkencave Matematiko-natyrore.

Rexhep Memedi, deputet i Lëvizjes BESA tha se në burg rijnë të pafajshëm të cilët janë gjykuar pa pasur fakte dhe mbi dëshmitë të rreme, njofton Almakos.
I pyetur nëse Lëvizja BESA është e gatshme të marrë këtë video dhe ta dërgojë për ekspertizë jashtë vendit, Memedi tha se tashmë avokatët e lëndës kanë kërkuar rigjykim rastit dhe se në rast se nuk veprojnë organet e drejtësisë, Prokuroria dhe gjykata do të veprojnë avokatët dhe familjarët e të akuzuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat