Lëvizja Besa kërkon rigjykim për rastet “Sopoti”, “Monstra” dhe “Alfa”

Maqedonia

Lëvizja Besa kërkon rigjykim për rastet “Sopoti”, “Monstra” dhe “Alfa”

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:19
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa kërkon lirimin e të akuzuarve në rastet “Sopoti”, “Monstra” dhe “Alfa”, duke konsideruar se bëhet fjalë për proces të montuar.

Deputeti i kësaj partie politike, Rexhep Memedi kërkon që rastet të kthehen në rigjykim pasi që, sipas tij, bëhet fjalë për raste të montuara.

Në rastin e të dënuarit Qerimi, Memedi thotë se në video materialin nuk shihen fytyrat e vrasësve, ndërsa familja do të vendos nëse do ta çojë në ekspertizë këtë material.

Ai i bëri thirrje kryeprokurorit të ri që të veprojë e të mos bëhet i njëjtë si paraardhësi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat