Natën vonë u hoq një përmendore nga projekti “Shkupi 2014”

Maqedonia

Natën vonë u hoq një përmendore nga projekti “Shkupi 2014”

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:17
Qose

Natën e mbrëmshme në Shkup është hequr përmendorja e Andon Janev – Qose, njëra nga shumë të tilla në kryeqytet, të vendosura me projektin “Shkupi 2014”.

Ashtu siç janë vendosur natën, ashtu edhe filloi heqja, pra natën. Urdhërin për heqjen e përmendores e ka dhënë Inspektoriati i Bashkisë së Shkupit.

Kjo përmendore u vendos si donacion i Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve të Lerinit, për Bashkinë e Shkupit. Edhe tre përmendore tjera janë dhuratë e kësaj shoqate.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat