Gazetari i kërkon që konferenca të transmetohet në maqedonisht, ja si i përgjigjet politikani shqiptar

Maqedonia

Gazetari i kërkon që konferenca të transmetohet në maqedonisht, ja si i përgjigjet politikani shqiptar

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 06:46
Foto nga konferenca

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, në konferencën e sotme me gazetarë pas takimit me kreun e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i ka dhënë një përgjigje befasuese një gazetari maqedonas.

Kur gazetari kërkoi që “konferenca e mbajtur” të transmetohet edhe në gjuhën maqedonase, Ziadin Sela i parashtroi një pyetje gazetarit maqedonas: “Ende nuk keni punësuar përkthyes në televizionin tuaj”.

Sela megjithatë për hir të korrektësisë i është përgjigjur pyetjeve të gjithë gazetarëve duke vënë theksin në unifikimin dhe bashkëveprimin opozitar për të sfiduar BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat