Steinmeier: Zgjidhja e kontestit me Greqinë, do të jetë pozitiv për gjithë rajonin

Maqedonia

Steinmeier: Zgjidhja e kontestit me Greqinë, do të jetë pozitiv për gjithë rajonin

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:49
Frank-Walter Steinmeier

Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me presidentin Frank-Walter Steinmeier, takim i cili u vlerësua si i rëndësishëm dhe pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Siç njoftojnë nga qeveria, Zaev dhe Steinmeier janë dakorduar se këto relacione do të vazhdojnë edhe më tej.

Steinmeier në takim ka thënë se respekton hapat e Qeverisë së Maqedonisë dhe ka vlerësuar se janë bërë ndryshime të dukshme të themelore në lëvizjen e vendit përpara.

Sipas Steinmeier, zgjidhja e kontestit të emrit do të jep impuls pozitiv për gjithë rajonin dhe do të ndikojë në stabilitetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat