Krijohet rrjeti “Për Maqedoni unitare”, janë kundër bisedimeve për çështjen e emrit

Maqedonia

Krijohet rrjeti “Për Maqedoni unitare”, janë kundër bisedimeve për çështjen e emrit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:51
“Për Maqedoni unitare”

Sot është promovuar rrjeti bashkërendues “Të gjithë për Maqedoni unitare”, i përbërë nga njëmbëdhjetë organizata.

Përmes këtij rrjeti, këto organizata synojnë të veprojnë në periudhën që vjen, duke kërkuar ndërprerje pa kushte të bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit të vendit.

Ky rrjet insiston edhe në shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pastaj të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, si edhe lirimin e të arrestuarve për natën e 27 prillit të dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë.

“Të gjithë për Maqedoni unitare” janë kundër anëtarësimit në NATO dhe BE për shkak të siç thonë, antimaqedonizmit grek dhe bullgar që kërkojnë ndryshimin e emrit të shtetit, por edhe të gjuhës, kulturës dhe historisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat