Mbrojtja e Kançeska-Milevskës kërkon heqjen e dëshmisë më të rëndësishme kundër saj

Maqedonia

Mbrojtja e Kançeska-Milevskës kërkon heqjen e dëshmisë më të rëndësishme kundër saj

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:50
Elizabeta Kançeska-Milevska

Është mbajtur seanca e radhës për lëndën “Tenderët”, ku e akuzuar është Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-ministre e Kulturës, si edhe dy të punësuar të tjerë.

Avokatët e saj dhe e dy të punësuarve tjerë në këtë Ministri, kërkuan që Specialja ose gjykata t’ua jep përgjimet.

Gjithashtu, ata kërkojnë që të dijnë nëse PSP-ja ka kompetencë për këtë lëndë, si edhe të hiqet si dëshmi, ekspertiza për tenderët që në fakt është dëshmia kyçe e akuzës.

Për shkak të këtyre kërkesave, diskutimi përfundimtar nuk ka filluar ende. Gjykata duhet të deklarohet për këto kërkesa, kurse gjykimi u shty për më 13 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat