Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se ndalesa për automjete të rënda, e shpallur mbrëmë, për lëvizje nëpër Strazhë, është shfuqizuar sot në mëngjes.

Komunikacioni rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi, si edhe me prani të borës në vendet malore në perëndim të Maqedonisë.

Të reshura të dobëta bore ka në Mavrovë, Gjavatë, Bukovë dhe Strazhë. LAMM-ja kërkon nga shoferët të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e vozitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat