Kançeska Milevska në Gjykatë për kurdisje të tenderëve në Muzeun e VMRO-së

Maqedonia

Kançeska Milevska në Gjykatë për kurdisje të tenderëve në Muzeun e VMRO-së

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 09:50
Elizabeta Kançeska Milevska ne gjykate

Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë për lëndën “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike.

Ky rast ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi në Shkup (Muzeu i VMRO-së), ndërsa e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska.

Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi që “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësorenë rastin “Tenderët”.

Në një bisedë telefonike, Kançeska – Milevska, është marrë vesh me drejtorin e ndërmarrjes “Beton Shtip”, që ta fillojë ta ndërtojë “Muzeun e VMRO-së”, ndërkaq më pas të publikojë tenderë me specifikime të caktuara me të cilat vetëm “Beton Shtip” do t’i përmbushë. Ministria e Kulturës, në llogari të “Beton Shtip”, i ka transferuar 54.501.336 denarë ose rreth 886 mijë euro, transmeton Portalb.

“Ekziston dyshim se është kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Korrupsioni dhe kultura dallojnë sipas koncepteve të jetës. Kjo prokurori është formuar dhe do të jetë në rrugën e kundërt”, thonë nga PSP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat