Gjendja e komunikacionit sonte në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit sonte në Maqedoni

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Në rrugën malor në Strazhë, për shkak të reshjeve të borës, nga ora 19:10 hyri në fuqi ndalimi i kalimit të automjeteve të rënda.

Pak me parë Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë kumtoi se qarkullimi në rrugët shtetërore realizohet në rrugë kryesisht me lagështi, ndërsa reshje të dobëta të borës ka në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavatëë, Pletvar dhe Presekë.

Intensiteti i qarkullimit ne rrugët jashtë mjediseve të qytetit është i moderuar, dhe në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa në hyrje-daljet nga shteti. Kjo informatë vlen vetëm përsa i përket vendkalimeve kufitare ne anën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat