Ahmeti kërkon miratimin e të gjithëve për ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Ahmeti kërkon miratimin e të gjithëve për ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:31
Ali Ahmeti dhe Vauter Plomp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është takuar me ambasadorin e Holandës në Maqedoni Vauter Plomp.

“Ahmeti dhe Ambasadori Plomp diskutuan për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin euroatlantik. Ahmeti elaboroi qëndrimet e BDI-së rreth negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, të ndërmjetësuar nga Nimic. BDI inkurajon zgjidhje të shpejtë të këtij problemi të stërzgjatur dhe mbështet plotësisht dialogun e drejtpërdrejt drejt zgjidhjes. Ahmeti përsëriti qëndrimin për Ligjin për Gjuhët duke theksuar që miratimi përfundimtar është çështje ditësh dhe që të gjithë duhet të japin kontribut në rrumbullakimin e suksesshëm të pjesës normative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, thonë nga BDI.

Sipas kumtesës së BDI-së, bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen opinione rreth punës së Kuvendit dhe ekzekutivit, me këtë rast, Ahmeti theksoi pritjet e tija më të mëdha në adresim të sfidave të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat