Grubi fajëson deputetët e Lëvizjes Besa për mungesë kuorumi në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Grubi fajëson deputetët e Lëvizjes Besa për mungesë kuorumi në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:29
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi e fajësoi Lëvizjen Besa për mungesën e kuorumit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai ka thënë se ndjen keqardhje që deputetët e kësaj partie nuk kanë ardhur dhe nuk kanë mundësuar punimet në Komisionin për zgjedhje dhe emërime për t’u votuar Naser Ajdini si gjykatës kushtetues për t’u kompletuar Gjykata Kushtetuese, si edhe për të zgjedhur dy anëtarë të Këshillit të prokurorëve.

Sipas tij, për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Besa nuk mund të votohen edhe ndryshimet e Ligjit për Ndërtim, që sipas tij do të mundësonte ndërtimin e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq.

Grubi e akutoi Besën se vetëm deklarativisht janë për reforma, e në të vërtetë i frenojnë proceset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat