Ganiu nuk do veturë, do t’i ndajë mjetet për bamirësi

Maqedonia

Ganiu nuk do veturë, do t’i ndajë mjetet për bamirësi

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:37
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar qytetarët e kësaj komune për një nismë që e ka dorëzuar në Kuvendin Komunal për blerje të një veture për komunën.

Ai ka kërkuar nga këshilli që të shfuqizohet pika 30 e rendit të ditës që kërkon shqyrtim mbi harxhimet për një veturë të re për të si kryetar. Pasi të shfuqizohet ky vendim për veturën ai ka thënë se paratë do t’i jep për qëllime të zhvillimit të organizatave dhe institucioneve bamirëse.

”Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të Komunës që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me kërkesën deri te Këshilli Komunal për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës së Çairit.

Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës të alokohen për:

– trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta;
– ndërtimi I këndëve me lojra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre;
– mbështetja e organizatave humanitare. Për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdoj t’a shfrytëzoj veturën time personale” ka shkruar Ganiu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat