OBRM-PDUKM i quan absurde hetimet për ”të enjten e përgjakshme”

Maqedonia

OBRM-PDUKM i quan absurde hetimet për ”të enjten e përgjakshme”

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:20
Dhuna ne Kuvend

OBRM-PDUKM-ja e Hristijan Mickoskit, tanimë opozitë, ka kritikuar hetimet e gjykatave të Maqedonisë për ”të enjten e përgjakshme” ku u rrahën deputetë dhe gazetarë.

”Ilievski, Çavkov, Mukoski, Jovanovski dhe Damovski më shumë se tre muaj janë duke qëndruar në burg padrejtësisht. Gjykatat e Maqedonisë, asesi të kujdesen për procedurat ligjore rreth paraburgimit të heronjëve tanë. Ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njejtë. LSDM-ja dhe Zoran Zaev duhet ta kuptojnë se nuk mund t’i arrestojnë të gjithë personat që janë kundërshtarë të tyre” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat