A po i rikthehet Georgievski VMRO-DPMNE-së?!

Maqedonia

A po i rikthehet Georgievski VMRO-DPMNE-së?!

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:35
Lupço Georgievski

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së ka pasur disa takime me Lupço Georgievskin dhe anëtarët e partisë së tij VMRO- Popullore ku është diskutuar për kthimin e mundshëm të VMRO-istëve të vjetër në parti, mëson mkd.mk nga burime partiake.

Ky informacion as nuk demantohet e as konfirmohet, ndërsa nuk ka informacione për kontakte të VMRO-së me partinë e Lube Boshkovskit, “Të bashkuar për Maqedoni”.

Georgievski në profilin e tij në Fejsbuk jo moti shkroi se Hristijan Mickoski ka gjasa të lë vulë në VMRO-DPMNE.

“Hristijan Mickoski nga gjitha emrat që ishin kandidatë për kryetar të VMRO-DPMNE-së është më i pa komprometuar, pa afera, më energjik dhe më karizmatik. Hristijani ka gjasa të vë vulën e tij në VMRO. Duhet t’i jepet shans”, ka shkruar Georgievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat