Sead Koçan kthehet në bankën e të akuzuarve

Maqedonia

Sead Koçan kthehet në bankën e të akuzuarve

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:33
Sead Koçan

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re e lëndës të PSP-së “Trust” në të cilën i dyshuar kryesor është biznesmeni Sead Koçan dhe edhe dy persona të tjerë fizikë dhe tre persona juridikë, midis të cilëve edhe menaxherët e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJ, për pjesëmarrje në tenderin e centraleve të Maqedonisë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tendere në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. seanca e kaluar është shtyrë për shkak të mungesës së njërit avokat të të akuzuarve. Avokatja Sanja Aleksiq për shkak të sëmundjes nuk ka qenë e pranishme për shkaqe të arsyshme nga seanca gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat