Emërohet drejtori i ri i shkollës së vetme shqipe në Ohër

Maqedonia

Emërohet drejtori i ri i shkollës së vetme shqipe në Ohër

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:09
Shkolla

Drejtor i ri në shkollën e vetme ku mësohet në gjuhën shqipe “Vëllazërim-Bashkimi” në Ohër është emëruar Xhemal Mehmed nga pushteti vendor i këtij qyteti.

Lajmin përveç qytetarëve të Ohrit e konfirmon edhe drejtori i deritanishëm Muamer Doko.Ai për Strugalajm.com potencoi se sot është në proces dorëzimi i postit deri te drejtori i ri.

Në Ohër, shqipja mësohet vetëm në ciklin fillor ndërsa në atë të mesëm pavarësisht faktit që ai garantohet me kushtetutë nxënësit shqiptar janë të detyruar të vazhdojnë shkollimin në Strugë apo vetëm në gjuhën maqedonase nëse përcaktohen për në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat