Prezantohen ekspertizat për lëndimet e Ziadin Selës

Maqedonia

Prezantohen ekspertizat për lëndimet e Ziadin Selës

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:56
Ziadin Sela

Pas dëshmisë së dhënë nga deputeti dhe lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës.

Tre ekspert të Prokurorisë sot do të dëgjohen nga gjykata për tentativë vrasjen ndaj deputetit. Sipas dinamikës së gjykimit, që e udhëheq Sllavica Andreevska, të ftuar janë dy ekspert të cilët ishin të pranishëm në gjykatë dhe një profesor tjetër ekspert.

Dje deputeti Ziadin Sela tha se në natën e 27 prillit, në sallën e Kuvendit është goditur me monitor, shtizë flamuri dhe me dërrasë nga dhunuesit, të cilët tani akuzohen për tentim vrasjen e tij.

“Gjëra e fundit që mbaj mend, pasi që isha i trullosur, ishte kur u rrëzova në gjunjë, kur filluan të më godasin në kokë, trup, e gjithandej”, dëshmoi sot deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në Gjykatën Penale.
“Unë nuk e mbaj mend kush më ka goditur. Nuk është e mundur në ditë të sotme që për gjithçka të ketë incizim, ndërkaq vetëm te pjesa ime kur më kanë rrahur të mos ketë”, ka thënë Sela.

Në këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Ndryshe, në seancën e kaluar, Sela deklaroi se kërkon më së paku 500 mijë euro dëmshpërblim për sulmin ndaj tij. Avokati i tij, Abedin Abduli, tha se në këtë shumë janë përfshirë harxhimet për mjekim dhe dhimbjet fizike, dëmtimet në tru, frika e shkaktuar si dhe cënimi i identitetit personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat