Amdi Bajram: Unë jam romi i vetëm në Kuvend dhe gjithmonë në pushtet

Maqedonia

Amdi Bajram: Unë jam romi i vetëm në Kuvend dhe gjithmonë në pushtet

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:24
Amdi Bajram

Amdi Bajram, njëri nga liderët e komunitetit rom në Maqedoni, si duket e ka gjetur formulën e mbijetesës së tij politike në vend.

Gjithçka për të rrotullohet rreth pushtetit. Këtë e ka konfirmuar edhe në emisionin “Vetëm të vërtetën” në Kanal 5, ku sot është i ftuar.

I pyetur nëse mbetet në qëndrimin që të jetë gjithmonë në pushtet, ai është përgjigjur pozitivisht.

“Është e vërtetë që unë jam gjithmonë në pushtet. Çdoherë kam thënë se kush është në pushtet, unë jam me ju. Është normale të jesh në pushtet, sepse unë jam romi i vetëm në Kuvend dhe vetëm nuk mund të bëj asgjë. Gruevski ka bërë mjaft për ne romët. Jemi të kënaqur me atë koalicion, por me ikjen e Gruevskit, edhe unë e braktisa atë koalicion”, tha Bajram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat