Strukturat e BDI-së kundër kthimit të mundshëm të Musa Xhaferit në Qeveri!?

Maqedonia

Strukturat e BDI-së kundër kthimit të mundshëm të Musa Xhaferit në Qeveri!?

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:49
Musa Xhaferi

Shumica e strukturave të BDI-së është kundër kthimit të mundshëm të Musa Xhaferit në qeveri, thonë burime partiake që dëshirojnë të mbeten anonime. Sipas tyre, kthimi i Xhaferit do të mund të dëmtonte imazhin e partisë.

Sipas burimeve partiake, kundër kthimit të Musa Xhaferit është 90 për qind e degës më të fortë partiake, asaj të Tetovës, sikurse edhe dega e Gostivarit. Me përjashtim të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti dhe një rrethi të ngushtë, për Xhaferin thuhet se nuk ka përkrahje të madhe as në degën e Kërçovës. Shkupi, Kumanova dhe Struga janë të ndara 50:50 pro dhe kundër Xhaferit.

“Musa Xhaferi ishte shkaku pse dhanë dorëheqje gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat në vitin 2016. Do të ishte padrejtësia e madhe nëse ai kthehet, kurse nuk kthehen ata që pësuan për shkak të tij dhe dyshimeve se ka zhvilluar biseda erotike që u paraqitën në opinion”, kanë thënë burime partiake në BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat