Selmani kritikon vendimin për Talevskën, vë në pikëpyetje gjyqësorin

Maqedonia

Selmani kritikon vendimin për Talevskën, vë në pikëpyetje gjyqësorin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:51
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani nuk është i kënaqur me vendimin e sotëm të gjykatës për dënimin me kusht të gazetares Ivona Talevska.

Në reagimin e tij në Facebook, Selmani krahason rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, i cili u dënua me katër vite burg për gjoja zbulim të një dëshmitari të fshehur, me dënimin me burg me kusht të Talevskës, për evazion fiskal.

Selmani vë në pikëpyetje reformat në gjyqësi, duke pyetur nëse kjo është drejtësi, apo nëse në këtë mënyrë qeverisja e re i mendon reformat në gjyqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat