“ONE.VIP”, trajnim për internet të sigurt për fëmijët

Maqedonia

“ONE.VIP”, trajnim për internet të sigurt për fëmijët

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:29
Ilustrim

Nxënës të klasës së katërt prej dhjetë shkollave fillore në Shkup me ndihmën e të punësuarve në “One.VIP” do të mësojnë se si të përdorin në mënyrë të drejtë dhe të sigurt internetin.

Përmes projektit “Interneti nuk është vetëm lojë, kliko sigurt”, edukatorët do t’u ndihmojnë fëmijëve që të mësojnë se si të hapin postë elektronike dhe me këtë rast e njëjta të jetë e sigurt, të mos lënë të dhënat e tyre personale në internet, ndërsa do të mësojnë edhe si të kenë kujdes me reklamat që janë të pranishme në internet.

"Përmes trajnimit do të përqendrohemi në të gjitha rrjedhat ku fëmijët i lënë të dhënat e tyre në internet dhe me veprimin tonë do të mundësojmë dhe parandalojmë që këtë ta bëjnë vetëm në vende përkatëse. Por, fëmijët janë të ekspozuar edhe në shumë përmbajtje të marketingut që ndoshta do t’i detyrojnë të klikojnë, ndërsa ne do të tentojmë t’i edukojmë që kjo të mos u paraqitet fare, për shkak se fëmijët duhet të kenë qasje të sigurt në internet" – deklaroi Misllav Galer, drejtor ekzekutiv në ONE.VIP.

Projekti parashikon që edhe fëmijët të mësojnë t’i shfrytëzojnë aplikacionet për të shkruar në “Viber”, “Snepçet”, “Vats-ap” ose “Telegram”. Por, edhe si të dallojnë mobingun përmes kompjuterit, si ta paraqesin të njëjtin , por edhe të bëjnë dëshmi të sigurta me përpunimin e kopjes nga porositë ose fotografitë qëllimkëqija, si t’i bllokojë personat e padëshiruar, veçanërisht në rrjetet sociale. Nga Ministria e Arsimit paralajmërojnë se nëse ky pilot program jep efekt dhe mbjell interes te fëmijët, në të ardhmen i njëjti do të zbatohet edhe në shkolla tjera nëpër vend. Deri tani në të do të përfshihen rreth 700 nxënës të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat