Njoftim me rëndësi nga Regjistri Qendror i Maqedonisë

Maqedonia

Njoftim me rëndësi nga Regjistri Qendror i Maqedonisë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Regjistri qendror njofton se edhe më 24 shkurt, e shtunë, do të punojë nga ora 08:00 e deri në ora 16:00, për të pranuar llogarinë vjetore dhe raportin financiar për vitin 2017.

Zyrat do të jenë të hapura në të gjitha qytetet përveç Kratovës, Krushevës dhe Demir Hisarit.

Sot, nesër dhe pasnesër, Regjistri qendror do të punojë nga ora 07:00 e deri në ora 21:00, përveç zyrave rajonale në Brodin maqedonas, Vinicë, Berovë dhe Dellçevë, ku do të punohet nga ora 08:00 e deri në ora 16:00.

Në Kratovë, krushevë dhe Demir Hisar, ku Regjistri qendror nuk ka zyra, pranimi i llogarive vjetore dhe raportit financiar për vitin që kaloi do të bëhet sot, nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00, e deri në ora 16:00, në hapësirat komunale, kurse për Krushevën, te zyrat e UNI Banka.

Mikro subjektet dhe subjektet e vogla që nuk do të dorëzojnë llogari vjetore në formë letre, në afat të caktuar, të njëjtën do të mund ta bëjnë deri më 15 mars, përmes formës elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat