Ish-ambasadori Kaklikis shprehet optimist për çështjen e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Ish-ambasadori Kaklikis shprehet optimist për çështjen e emrit të Maqedonisë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:59
Ish-ambasadori grek në Shkup, George Kaklikis

Ish-ambasadori grek në Shkup, George Kaklikis ka shprehur opzimizëm për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Në bisede me CNN grek, Kaklikis kujton periudhën e vitit 2001, kur pala greke inicoi bisedime për zgjidhjen e kësaj çështje dhe ishin shumë afër arritjes së ujdisë.

Sipas tij, në atë periudhë ishin pranuar tre propozime të Greqisë, me formulim sllav për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, por kryetari i atëhershëm i Maqedonisë ka refuzuar, duke dyshuar në mbështetjen popullore.

Sipas kësaj agjencie lajmesh, propozimi i atëhershëm ka qenë “Gorna Makedonija”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat