Ish-drejtoresha e Gjinekologjisë në Shkup harxhoi mijëra euro për telefonata, derivate, ujë natyral (Dokument)

Maqedonia

Ish-drejtoresha e Gjinekologjisë në Shkup harxhoi mijëra euro për telefonata, derivate, ujë natyral (Dokument)

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:10
Ish-drejtoresha e Klinikiës së Gjinekologjisë në Shkup, Marija Haxhi-Lega

Ish-drejtoresha e Klinikiës së Gjinekologjisë në Shkup, Marija Haxhi-Lega, gjatë udhëheqjes së saj pesëvjeçare ka harxhuar 33 mijë euro për përfaqësime, prodhime konditore, ujë natyral dhe derivate.

Sipas javores “Fokus”, Haxhi-Lega ka harxhuar edhe 18 mijë euro për telefonata të ndryshme.

Të dhënat tregojnë se ajo ka harxhuar 12.544 euro për derivate, 16.265 euro për prodhime të ëmbla, si deserte, çokollada, etj, si edhe rreth 6000 euro për ujë natyral.

Përmes përdorimit të tre telefonave, Haxhi-Lega ka harxhuar 18 mijë euro. E pyetur rreth këtyre harxhimeve, Marija Haxhi-Lega është përgjigjur se gjithçka është raportuar. Në lidhje me telefonatat, Haxhi-Lega ka thënë se të gjitha janë në pajtim me kufizimet për një drejtor ekonomik dhe profesional.

Në përgjigjen e saj, ish-drejtoresha thotë se ka tendencë për diskreditimin e saj personal dhe njollosjen e namit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat