Dy vite burg me kusht për Ivona Talevskën

Maqedonia

Dy vite burg me kusht për Ivona Talevskën

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:09
Ivona Talevska

Redaktorja e TV Sitel, Ivona Talevska, e ka pranuar akuzën në lëndën “Tifani” të PSP-së, ku ajo akuzohet për evazion fiskal.

Kështu, gjykata e dënoi atë me dy vite burg me kusht, nëse në katër vitet në vazhdim nuk e përsërit këtë vepër penale.

Ajo do të duhet ta kthej tërë shumën tatimore të cilën nuk e ka paguar, si menaxhuese e një firme, si edhe tatimin personal. Gjithashtu, Talevska do të paguaj mbi njëmijë euro për harxhimet për ekspertizën, si edhe njëmijë euro tjera si dëme dytësore.

Talevska ka të drejtë ankese në 15 ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat