Lavrov: Zgjerimi i NATO-s, përfshi Maqedoninë, është i gabueshëm

Maqedonia

Lavrov: Zgjerimi i NATO-s, përfshi Maqedoninë, është i gabueshëm

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Sergey Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ka deklaruar se është gabim zgjerimi i NATO-s drejt Maqedonisë.

Sipas tij, ka një marrëveshje xhentëlmene ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve, të arritur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ku NATO zotohet që të mos zgjerohet në lindje drejt kufijve të Rusisë, dhe që është shkelur me tre zgjerime.

Në përgjigjet e tij për agjencinë serbe të lajmeve, në lidhje me përfshirjen e Maqedonisë në NATO, Lavrov thotë se kjo paraqet minim të marrëveshjes që asnjëra palë nuk do të arrij sigurinë e tij, duke ofruar siguri për të tjerët.

Lavrov thotë se siguria e shteteve të Ballkanit nuk rritet me atë që bën NATO, dhe se rajoni nuk rrezikohet nga Rusia.

Në lidhje me Malin e Zi, Lavrov thotë se pranimi ishte artificial dhe i panevojshëm, ndërsa nuk bën dallim as për Maqedoninë, kur i shpreh qëndrimet rreth zgjerimit të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat