Kuvendi ende pa marrëveshje për seancë të re

Maqedonia

Kuvendi ende pa marrëveshje për seancë të re

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:05
Kuvendi

Dhe pas përfundimit të koordinimit të rregullt të përfaqësuesve të grupeve parlamentare me Kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, nuk ka informacione kur dhe nëse këtë javë Kuvendi do të mbajë seancë plenare apo seancë të ndonjë komisioni. Dihet se seanca për pyetje të deputetëve duhet të mbahet më 22 shkurt, gjegjësisht të enjten.

Sipas informatave nga kabineti i Xhaferit, kur do të ketë vendim për seancë plenare ai do të publikohet në ueb faqen e Kuvendit. Seanca plenare, siç theksohet, nuk caktohet për shkak se në Kuvend përsëri nuk ka kuorum për punë, sepse disa nga deputetët shkojnë për udhëtim pune në Vjen, një deputete është e lënduar ndërsa një tjetër është në pushim të lindjes.

Opozita edhe më tej nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, ndërsa përfaqësues i tyre sot përsëri nuk ka qenë në koordinim tek Xhaferi. Megjithatë, siç theksohet, përfaqësues i partisë opozitare ka takime joformale me Xhaferin në lidhje me aktivitete të caktuara, ndërsa gjithashtu konfirmohen dhe takime të grupeve punuese për ligje të caktuara, edhe pse askush nuk deklaron nëse është arritur ndonjë avancim.

Gjithashtu, duhet të pritet të shihet se si do të ndikojnë në përbërjen e Kuvendit edhe ngjarjet në Lëvizjen Besa pas zgjedhjes së djeshme të Afrim Gashi për kryetar në njërën nga të dy fraksionet e partisë. Deri më tani, thonë nga Kuvendi, nuk ka ndryshime në lidhje me grupin parlamentar të Lëvizjes Besa i cili ka pesë deputetë.

Kuvendi duhet të debatojë për mbi 35.000 amendamente të dorëzuara nga ana e VMRO-DPMNE-së për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shtyhet dhe sjellja e ligjeve reformuese për ndjekje të komunikimit, të ligjeve për uljen e shpenzimeve rrugore të deputetëve dhe personave të emëruar si dhe ligje dhe vendime të tjera.

Se ende nuk ka marrëveshje kur do të ketë seancë për amendamentet për ligjin e gjuhëve konfirmojnë dhe nga VMRO-DPMNE prej ku, jozyrtarisht, thonë se, megjithatë, pritet për ndonjë vendim politik.

Megjithatë, dihet që seanca për çështjet e deputetëve duhet të mbahet më 22 shkurt, ndërsa për më 26 shkurt në Kuvend janë caktuar dy konferenca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat