Xhaferi dhe koordinuesit merren vesh rreth aktiviteteve javore të Parlamentit

Maqedonia

Xhaferi dhe koordinuesit merren vesh rreth aktiviteteve javore të Parlamentit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:54
Talat Xhaferi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Talat Xhaferi po mban takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve ku duhet të caktohet orari i aktiviteteve të Parlamentit për këtë javë.

Për shkak të udhëtimeve zyrtare, Kuvendi nuk pati aktivitete plenare gjatë dy javëve të kaluara. Kanë mbetur prapa ligji për gjuhët për të cilin VMRO-DPMNE ka parashtruar 35.569 amandamente, ligjet reformuese për ndjekje të komunikimeve, ligjet për uljen e shpenzimeve për rrugë dhe të tjera.

Nuk ka informata zyrtare as se si partitë do ta tejkalojnë problemin me bllokimin që e shkaktoi numri i madh i amandamenteve për Ligjin për gjuhët. Kryetari i Parlamentit Xhaferi para disa javësh tha se shpreson për një marrëveshje politike, por nëse ka rezultat nga tentimet për arritje të ndonjë marrëveshje, do të dihet pasi që do të caktohet agjenda e Parlamentit për këtë javë dhe hapat që do të ndërmerren nga ana e grupeve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat