Zaev: Kontesti me Greqinë do të zgjidhet deri në korrik!

Maqedonia

Zaev: Kontesti me Greqinë do të zgjidhet deri në korrik!

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:32
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për radion austriake ORF, theksoi se deri në korrik do të përfundojnë negociatat dhe do të zgjidhet kontesti i cili është pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Besoj se do të gjejmë zgjidhje dhe me sukses do t’i përfundojmë negociatat deri në samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik”, tha Zaev, i cili premtoi se deri në maj Maqedonia do të ketë bashkëpunim më të përafërt me Greqinë.

Sipas Zaev, vendet anëtare të NATO-s do ta ratifikojnë anëtarësimin, menjëherë pasi që Maqedonia dhe Greqia do të deklarojnë se problemi është zgjidhur. Samiti është caktuar për 11 dhe 12 korrik në Bkuksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat