Sela erdhi në gjykatë për të dëshmuar për 27 prillin

Maqedonia

Sela erdhi në gjykatë për të dëshmuar për 27 prillin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:15
Ziadin Sela

Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për tentimin për vrasje të deputetit dhe liderit të Alenacës për shqiptarët, Ziadin Sela gjatë dhunës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Sela arriti në gjykatë ku duhet të dëshmojë dhe të përballet me rreth dhjetë të akuzuar për tentim për vrasje ndaj tij.

Për shkak të ndryshimit të këshillit gjyqësor, debati publik fillon sërish.

Në seancën e kalaur avokati i Selës kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij në vlerë prej 30 milionë denarëve. Mjetet që kërkohen si dëmshpërblim janë për shpenzimet materiale për mjekimin e Selës, si dhe për dhimbjen e pësuar fizike, cenim të integritetit personal dhe për frikën e pësuar.

Në këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski,l Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar janevski – Toshta, Andrej Micov,l Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavloovski – Kobra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat