Maqedonia fillon bisedime me Bullgarinë për roaming më të lirë

Maqedonia

Maqedonia fillon bisedime me Bullgarinë për roaming më të lirë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Agjencioni për Komunikime Elektronike në Maqedoni ka njoftuar se kanë filluar bisedimet me Bullgarinë për të ulur çmimin e bisedave telefonike mes qytetarëve të dy shteteve që ndryshe quhet ”roaming”.

Kryetari i kësaj agjencie në Bullgari, Rosen Zhellazkov të premten ka qëndruar në Maqedoni për të nisur bisedimet për këtë temë. Në takim e ka pranuar drejtori i AKE në Maqedoni, Sasho Dimitrijoski.

Është biseduar për aktivitete të përbashkëta mes dy shteteve dhe për praktika që duhet të përmirësohen.

”Rishikohet mundësia që të ketë ndërhyrje qeveritare të të dy shteteve dhe për të ndërruar rregullativën ligjore rreth çmimeve” thuhet në komunikatën e AKE.

Deri tani, për një minutë bisedë në telefon me tarifën ”roaming” mes dy shteteve kushton nga 90 deri 210 denarë. Për një MB internet paguhet 750 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat