Zaev: Besoj se deri në korrik do të zgjidhim kontestin e emrit

Maqedonia

Zaev: Besoj se deri në korrik do të zgjidhim kontestin e emrit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:53
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një prononcim për Reuters ka thënë se është duke shpresuar që për kontestin e emrit do të gjendet zgjidhje deri në korrik të këtij viti.

”Besoj se ne si dy shtete do të mundim të mbyllim bisedimet me sukses para samitit të NATO-s në korrik” ka thënë shkurt Zaev.

Ndërkohë, para disa ditëve i njejti ka njoftuar opinionin se bisedimet kanë arritur sukses në shumicën e pikave, pra katër nga shtatë pika të bisedimeve.

Nga ana tjetër, Nikos Kotzias, kryediplomat i Greqisë ka theksuar se një zgjidhje për këtë kontest do të ishte që Maqedonia të ndërhyjë edhe në Kushtetutën e sajë duke përditësuar informacionet që do të dalin nga epilogu i bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat