Ivanov për vizitë zyrtare në Turqi

Maqedonia

Ivanov për vizitë zyrtare në Turqi

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:20
Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Maja Ivanova, prej sot qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Presidenti Ivanov në Ankara, siç njoftoi kabineti i tij, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake dhe do të ketë një takim bilateral me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe përfaqësuesit e kreut shtetëror turk. Gjatë vizitës, presidenti i Republikës së Maqedonisë do të vendosë kurorë në mauzoleumin e Kemal Ataturkut në Ankara.

Gjatë vizitës zyrtare të Republikës së Turqisë, presidenti i Maqedonisë para anëtarëve të Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë dhe rektorëve nga të gjitha universitetet shtetërore dhe private të Republikës së Turqisë do të mbajë leksion mbi “Sfidat e arsimit të lartë në mijëvjeçarin e tretë”.

Presidenti Ivanov në Stamboll, do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit Botëror të Biznesit, në të cilin do të ndahet Çmimi Lidership botëror me rastin e shpalljes së “Shkollës për liderë të rinj” si projekti më i mirë social në Evropë për vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat