Sipas Eftovit, Maqedonia është shkatërruar

Maqedonia

Sipas Eftovit, Maqedonia është shkatërruar

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 08:58
Vasko Eftov

Gazetari kontraverz, Vasko Eftov shpeshherë ka qenë në shënjestër të kritikave lidhur me emisionet të cilët kanë krijuar debat dhe ofendime mes palëve të përfshira në emision.

”Vo Centar” shpesh ka qenë shkaku që ai të ndjehet i ofenduar apo që mysafirët të i’a lëshojnë emisionin pasi pyetjet e tij dhe përgjigjet e të ftuarve kanë qenë të nxjerrura nga konteksti.

Në fillim të emisionit më të ri rreth Maqedonisë dhe funksionimit të shtetit, Eftov thotë ”Ky emision është për praktikën e deritanishme, se si sistematikisht janë shkatërruar katër shtyllat e Maqedonisë.”

Sipas tij, katër shtyllat e shtetit janë: Emri, gjuha, kisha dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Eftovi thotë se nuk janë respektuar aspak dy gjëra: dashuria ndaj shtetit dhe popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat