Sela do të përballet sot në gjykatë me dhunuesit e tij më 27 prill

Maqedonia

Sela do të përballet sot në gjykatë me dhunuesit e tij më 27 prill

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 08:56
Ziadin Sela

Deputeti dhe kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela sot do të përballet me dhunuesit e tij në Kuvendin e Maqedonisë për ngjarjen e 27 prillit, që ndryshe quhet si e enjtja e zezë.

Sipas rregullores së Gjykatës Penale, Sela sot duhet të dëshmojë para gjykatësit kurse brenda në sallë do të duhet të jenë edhe dhunuesit e tij.

Në seancën e kaluar, Sela nëpërmjet avokatit të tij kishte kërkuar 500.000 euro për dëmin fizik, shpirtëror dhe dëm në imazh të bërë ndaj tij nga huliganë që me forcë u futën në objektin e Kuvendit.

Si të pandehur në këtë rast janë: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov, Stojan Pavlevski, Kire Gjorgievski së bashku me babain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat