Konferenca për siguri në Minhen, Shekerinska: Mbështetje për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Konferenca për siguri në Minhen, Shekerinska: Mbështetje për anëtarësim në NATO

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:22
Rose Gote Moler

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në konferencën për siguri në Minhen ka potencuar rëndësinë e anëtarsimin të Maqedonisë në NATO për stabilitet dhe progres të rajonit.

Në takim me zv.sekretaren gjeneale të NATO-s Rose Gote Moler, Shenqerisnka ka marrë përkrahje për anëtarsim të vendit  në NATO si dhe është përshëndeur për  rritjen  e numrit të forcave të ARM-së në misionin në Afganistan.

Maqedonia është tullë e rëndësishme në shtëpinë e stabilitetit rajonal dhe të sigurisë, ka potencuar mes tjerash minsitri i jashtëm Nikolla Dimitrov në diskutimet për sigurinë kontinetale, sfidat botërore dhe të ardhmen e marrëdhënieve trans-atlantike.

Ndërkaq, eurokomesari për zgjerim Johanes Hahn ka thënë se BE dëshiron të ketë fqinjësi të mirë jo vetëm me vendet që rrethohet por edhe me fqinjët e fqinjëve, derisa Rusia ka akuzar se kur perëndimi flet për shtimin e ndikimt rus në Ballkan e bën në kontekst negative për të arsyetuar zgjerimin e BE-së NATO-së dhe ndikimet e tyre në Evropë

“Nuk jemi të interesuar për zgjerimin e territorit në çfarëdo lloj mënyre. Duam të shohim fqinjësi të mirë jo vetëm me fqinjët tanë por edhe me fqinjët e fqinjëve tanë”, shprehet eurokomesari për zgjerim Johanes Hahn.
“BE duhet të jetë e vetëdijshme për rreziqet.Duhet të zgjedh mes perëndimti dhe lindjes. Gazeta gjermane shkruan: Kush do ta  merr Perëndimin, BE apo Putini?!”, shprehet ministri i jashtëm Rus, Sergej Lavrov.

Ndërkaq zyrtarët e SHBA-së kanë njoftuar se do të jenë të  përkushtuar ndaj aleatëve të tyre më tepër se kurdoherë tjetër, sepse sipas tyre, nëse lejojnë konfliktet rajonale, e vënë vendin e tyre në rrezik.
Në konferencën dyditore në Mynih është diskutuar për destabilitetin botëror, sigurië globale, kërcënimet nukleare, terrorizmin dhe sfidat të ndryshme botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat