Shënohet 10 vjetori i pavarsisë së Kosovës në Kërçovë

Maqedonia

Shënohet 10 vjetori i pavarsisë së Kosovës në Kërçovë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:20
Kërçovë

Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës, komuna e Kërçovës organizoi një mbrëmje solemne ku morën pjesë familje të dëshmorëve, ish të burgosur dhe të përndjekur politik, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe përfaqsues të pushtetit lokal.

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, në fjalën e tij, përkujtoi sakrificën e madhe të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësisnë e Kosovës, shtetit më të ri në botë, i cili sipas tij, nuk mund të bëhej pa kontributin e komunitetit ndërkombëtar.
 
Të pranishmit i përshëndeti edhe përfaqsuesi i shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik Muadin Bajrami, i cili i shprehu mirënjohje komunës së Kërçovës dhe kryetarit të saj Fatmir Dehari, për organizimin e këtij manifestimi i cili tanimë është bërë tradicional.
 
Me këtë rast, kryetari Dehari u ndau lëvdata futbollistëve kërçovar Besart Ibraimi dhe Ardian Cuculi, për sukseset që ato i kanë arritur në kuadër të KF Shkëndija të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat