Krahu i Kasamit: Kongresi i sotëm, një grumbull i shoqatave

Maqedonia

Krahu i Kasamit: Kongresi i sotëm, një grumbull i shoqatave

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:54
Bilall Kasami

Pas mbajtjes së Kongresit të sotëm në Tetovë, ku kryetar i Lëvizjes BESA u zgjodh Afrim Gashi ka reaguar krahu tjetër në krye me Bilall Kasamin.

“Për hir të korrektësisë ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes BESA informojmë se një tubim i sotëm i paraqitur si kongres partie nuk ka të bëje asgjë me Lëvizjen BESA dhe strukturën e saj legjitime dhe legale. Ai tubim më shumë i ngjante një kongresi të shoqatave të cilat janë nën të njëjtën kupole dhe që menaxhohen nga dy-tre persona të cilat sot duheshte mes vete të zgjedhin se kush do jetë i pari më i dëgjueshëm mes tyre. Mjafton të shihet fotografia e përgjithshme, se kush nga të ftuarit ishte në reshtin e parë dhe kush rrinte në prapavijë, lirisht mund të konstatohet se ai grup janë thjesht një grumbull i shoqatave që dirigjohen vetëm nga një qendër e cila s’ka të bëjë jo vetëm me BESËN por as me shqiptarët. Kongresi i Lëvizjes BESA është një dhe ai mbahet më 24.02.2018 në Shkup. Pasi që tani shumica edhe e njerëzve të manipuluar u vërtetuan se grupi tjetër qëllimin e ka pasur vetëm të kenë personin që dirigjohet nga jashtë në krye të tyre ne i ftojmë të gjithë që të rreshtohen aty ky vazhdon ideja dhe ideali i Lëvizjes BESA, pra në Kongresin e parë që do mbahet më 24 shkurt”, thuhet në komunikatën e BESËS së Kasamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat