Shteti të kujdeset më shumë për fëmijët me autizëm

Maqedonia

Shteti të kujdeset më shumë për fëmijët me autizëm

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Per dy ditë në qytetin e Dibrës në organizim të Qendrës për persona me aftësi të kufizuar “Poraka” me temën "Barazia dhe përfshirja sociale përmes prindërve pozitivë" u mbajt takim me prindër te cilet kanë femijë me semundjen e autizmit.

Qëllimi i këtij takimi është që tu ndihmon prindërve që të kuptojnë fëmijën me gjendjen dhe specifikat e tij tha Profesori universitar Dr. Vladimir Trajkovski.
 
“Në këtë trajnim janë përfshi gjashtë puntori ku prindët  mund të marin mjaft këshilla parktike , personat me autizëm nuk janë integruar sa duhet në shoqëri ka mjaft problem sistematike”, shprehet profesori universitar Dr. Vladimir Trajkovski
 
Në qytetin e Dibrës 10 fëmijë janë të evidentuar me sëmundjen e autizmit, por pasi prindërit ngurojnë të paraqesin sëmundjen e fëmijës së tyre mendohet se numri është më i madh.
 
Në fund kryetari i Shoqatës Shkencore Maqedonase për Autizëm, Vladimir Trajkovski tha se   Shteti duhet të bëjë më shumë kujdes përt personat me autizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat