Policia e Maqedonisë kap një shqiptar nga Kosova me dokumenta falso

Maqedonia

Policia e Maqedonisë kap një shqiptar nga Kosova me dokumenta falso

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:22
Policia e Maqedonisë

Shkup, 18 shkurt – Në vend kalimin kufitar “Shën Naumi” në dalje të Maqedonisë, mbrëmë është arrestuar U.M (41) nga Prishtina, i cili ka pasur dokumente të falsifikuara.

Ai me një autobus “Mecedes” me targa të Kosovës është paraqitur si P.C.I (42) nga Bullgaria.Nga MPB informojnë se nga ana e zyrtarëve policorë pas kontrollit të pasaportës është vërtetuar se U.M ka dokumente të falsifikuara, ndërsa ai është dorëzuar në polici për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat