Ivona Talevska nesër në gjyq për fshehje të tatimit

Maqedonia

Ivona Talevska nesër në gjyq për fshehje të tatimit

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:47
Ivona Talevska

Në Gjykatën Penale nesër duhet të fillojë gjykimi kundër gazetares Ivona Talevska, e cila në lëndën e PSP-së “Tifani” akuzohet për fshehje të tatimit.

Sipas aktakuzës, Talevska si pronare dhe drejtuese e “Smart Center” dhe agjencisë “Smart” në periudhën 2008 deri 2014, së bashku me disa persona tjerë, me qëllim që t’ju ikin tatimeve kanë paraqitur të dhëna të rrejshme.

Ajo për nevojat e firmës ka blerë veshje të brendshme prej 500 eurove, veshje tjera në vlerë prej 33508 eurove, syza, mobilje luksoze, derë të sigurta, biçikletë dhe të ngjashme.

Firmat e Talevskës nuk kanë paguar tatim në vlerë prej 37634 eurove, ndërsa e akuzuara nuk ka paguar tatim në vlerë prej 16924 eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat