“To Vima”: Koxias dhe Dimitrov shkojnë hap pas hapi për marrëveshje

Maqedonia

“To Vima”: Koxias dhe Dimitrov shkojnë hap pas hapi për marrëveshje

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:54
Ilustrim

Ekzistojnë pika të përputhjes së mendimeve, por edhe klimë pozitive pas takimit në Vjenë, ndërsa çelësi për marrëveshje përfundimtare mbetet kombinimi i zbatimit gradual të erga omnes me ndryshimin e Kushtetutës, shkruan gazeta “To Vima” në analizën për bisedimet maratonike të Nikolla Dimtorvit dhe Nokos Koxiasit, transmeton MIA.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazetari komenton se tashmë duhet të konsiderohet për përshpejtim të sigurt të bisedimeve, por edhe përbërja e ndryshuar të palëve të involvuara, sepse nga niveli të negociatorëve, negociatat tani po zhvillohen në nivel të ministrave të punëve të jashtme.

“Në thelbin e bisedimeve ndodhet Marrëveshja ndërkombëtare që do ta zëvendësojë Marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995 dhe do të bëhet shtyllë themelore të marrëdhënieve të ardhshme midis Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Nga kjo pikëpamje, emri që në fund do të zgjidhet nuk është në vetvete “gjembi i madh” të paktën për Athinën, shkruan “To Vima”.

Lidhur me emrin, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, gazetari analizon se propozimet e Nimicit që janë me përcaktim të përkohshëm tashmë nuk janë në tryezën e negociatave. “Pas “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, që u hodh poshtë nga pala greke, tani duket se edhe “Republika Maqedonia e Re”, sipas “To Vima”-s, është emri për të cilin nuk bisedohet.

Gazetari në analizën komenton se sipas deklaratave publike, pala e Maqedonisë konsideron se gjuha dhe identiteti janë çështje për të cilat nuk mund të negociohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat